Suplementi Pena Shqiptare/ Ali Bregu:  Syri që tret vështrimin

235
Sigal

 

 Syri im që tret vështrimin

veç andej nga kalon ti!

Vallë ku e mpreh shkëlqimin

syri im që tret vështrimin?

Kurrë nuk e sos durimin,

si kushdo që ngre pusi.

Syri im që tret vështrimin

veç andej nga kalon ti.

 

2 – Unë manar i zemrës tënde

Unë manar i zemrës tënde,

ti, kusar’ e zemrës time.

Të vij pas, si iso kënge

unë manar i zemrës tënde.

Seç më trete, moj më çmende:

dit’e natë në mendime.

Unë manar i zemrës tënde,

ti kusar’ e zemrës time.

 

3 – Mes aromës, flladit veshur

Mes aromës, flladit veshur,

buzmëngjezit me freski.

Qëndroj unë vështrimtretur

mes aromës, flladit veshur.

Të të ndiej atë të qeshur,

fshehur moj në fshehtësi.

Mes aromës, flladit veshur,

buzmëngjezit me freski.