Suplementi Pena Shqiptare/ Mialba Shehu: Prapë nuk është vonë

43
Sigal

Kam shkruar që fëmijë

vargje të bukura me poezi.

Po jo rrallë jeta të përplas,

do shumë forcë,

të ngrihesh lartë.

 

Me ritmin e jetës së trazuar,

jeta ime u bë telenovelë.

Eci përpara pa harruar të kaluarën,

si rrugë frymëzimi në çdo moment.

 

Një rreze drite në shpirt u ndez,

dy pika loti mbi faqe ranë.

Prapë s’është vonë thashë me vete !

E mora lapsin sërisht të shkruaj…

 

Vargjet e mija si petale lulesh,

një e nga një mbi fletët e bardha ranë.

U radhitën ashtu si i solli jeta,

me të mirat e të këqijat e saj…