Dje piva kafe me një harabel.
(Se thirra unë, ai erdhi vetë )
Siç duket e nuhati, që isha i vetëm
dhe s’njihja njeri në qytet.
Më kish dalluar për së largu…
Të huajt njihen, s’është vështirë
të më thosh ca fjalë me tinguj zogu
dhe zërin e tij të ngrohtë, të dlirë.
Pranë meje solli një copë qiell
por dhe pak diell e kaltërsi .
Rreth nesh gjithë njerëzit flisnin, qeshnin,
por unê askënd s’kisha zili!
Një ndjenjë e ëmbël, ledhatare
atë çast më kish mbërthyer,
si ajo që ngjet, kur s’e pret fare.
Takon një mik të vyer
s’ka gjë se fjalët s’ia kuptoja.
(Një zog kuptohet dhe nga sytë)
Unë s’kam pirë kafe më të shijshme
se ajo që piva atë ditë!
Qëndruam bashkë gjer mbrëmjes vonë,
më pas kërkoi leje të shkoj!
Unê i harroj ngjarjet e vogla,
por këtë nuk mundem .., t’a harroj.
Keqardhje !
Po ndihesh shumē keq, që u dashurove me mua?
Po ndihesh shumē keq,
ndaj flet kot mē kot, pa e ditur se ç’thua,
dhe flokēt shpesh ndreq .
Të vika shumē zor, qē nga larg ne u puthēm!
Të vika shume zor,
ndaj buzēt e tua mallkon me pērbuzje
dhe me ton dimëror.
S’tē del lehtē inati , qē pranē meje u shtrive!
S’tē dilka aq lehtē
qē drojtjen tek unē, me pērqafime e shkrive,
e flake nē det.
S’tē duket normal, qē mē thirre : i dashur,
s’tē duket normal.
Prandaj dhe krijon një buzēqeshje tē plasur
dhe me veten bēn fjalē.
E quan mēkat qē tek unē u mbēshtete,
e quan mēkat.
Pēr kētē sot ky dielli. do tē ngroh veç pēr vete,
dhe do tē të marrē shumē inat!






















