Suplementi Pena Shqiptare/ Mevlan Shanaj: Pandi Raidhi

216
Sigal

 

Të shumta janë mbresat ndoshta jo edhe aq të qëlluara sa bëmat e karaktereve të tija të pafundme mbi 60 -vjeçare. Nuk vijnë lehtë në ekran ato perla artistike nga trupi i një aktori. sado që ti kesh nëpër trup e shpirt xhevahiret ….Pasi vitet ndryshojnë moshën sjelljet rrethanat, por nikoqiri i mirë di ku ti stivosi dhe sa herë që i duhen i rreshton, i sprovon dhe kur e shikon më në fund ka bërë zgjedhjen e duhur duke e bërë të përsosur përqasjen!

Po kujtoj mënyrën e punës që ishte e shtruar e qëruar e urtë e pazhurmë që kryente me heshtje ky njeriu aktor , i cili sillte nga jeta ashtu të pa latuar shpirtin e njeriut të halleve,- siç thoshte Dritëro Agolli ai erdhi “si një trajstë leshi ndën gunë në lidhjen e shkrimtarëve”. Po Devoll i tillë qënkam unë. Kjo shkon kaq mirë për Pandi Raidhin, sepse gjithë jetës mbeti një copë shkëmbi në skenën dhe ekranin shqiptar, a nuk ishte kështu në Partizanin Meke, në Pallatin e Brigadave, nuk mbeti ashtu fshatari në Tokë e përgjakur, nuk na çuditi te  Thanasi në ‘Hijet e natës?!!!” Kasemi, Këneta, Xha Thomai ( Beni ecën vetë), “ Platon Bubuqi”. Në të gjitha karakteret që nga “vitet e para” deri sa mbylli sytë i ndryshëm, i vërtetë, gjithë derte apo hokatar. Nuk dua të kujtoj bashkëpunimet e shumta me të që nga “ I teti në bronx” “ Rugicat që kërkonin diell” “ I paharruari”, por dua të kujtoj çastet kur së bashku me kamerën e Pali Kukes, po i ribënim një portret duke qëmtuar krijime të pafundme nga Teatri që kishte krijuar dhe dhënë zemrën.

Ndër pushime gjatë xhirimeve, bisedat tona njëra pas tjetrës, tregonte ngjarje pa fund jete e skene, filmi, pa përtuar, me një thjeshtësi të lakmueshme ashtu duke dredhur cigaren me një mjeshtëri të rrallë si një ritual krijues siç ndërtonte figurën artistike. Sa mall ajo dredhje cigari nga i pavdekshi Pandi Raidhi, e them me bindje profesionale “ Nuk vijnë figura prej dheu si ai”.Sikur të mundja të shkëmbeja një duhan sot !!!!!Mall që nuk kthehet!…….