Suplementi Pena Shqiptare/ Anjeza Toma: Shkurt!

I shkurt je o Shkurt,
ndaj për ty dot nuk shkruaj.
Të mitë i kam gjithë muajt,
por ty të ndjej të huaj!

Nuk mund të të urrej,
por nuk di pse as nuk të dua.
Asnjë muaj nuk më trishton,
kështu siç bën ti me mua.

Sigal

I shkurtër qofsh o Shkurt,
ashtu si ditët e tua.
Unë po kërkoj një muaj tjetër,
që ditët t’ia marr hua.