Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Mirashi: Nëna ime, shën veneranda ime

Nëna ime,
Shën Veneranda ime,
një hënë e bukur mbi dhimbjet e mia të verdha…
Tash malet janë më të larta,
se ti s’je më t’i ulësh me dorën tënde.
Era fryn, por shalli yt nuk tundet prapë
si një flamur i bardhë.

Unë qaj pa zë
në shiun e imët të prillit,
Shën Veneranda ime,
në velat e fatit që vizaton një anije
në britmën e lejlekut që humbet horizontit
si malli im.

Sigal

Nana ime,
Shën Veneranda ime,
tash lutjet m’i çon era nëpër fusha.
Unë flas me barin, gurët,
me yjet si sytë e tu.
Ti ecën zbathur mbi dritë
engjëjt të thërrasin por ti më përgjigjesh mua:
“Mos qaj më, bir!
Dhimbja është veç rruga.
Unë kam qenë gjithmonë këtu.”