Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Xheka: Mos u dorëzo!

I dashur mik!

 

Sigal

Nëse një ditë do ndiesh dhimbje në mes

apo këmbët të mpihen dhe i heq zvarrë

mos nxito t’ia vësh fajin pleqërisë.

Kujtohu! Kjo të ka ndodhur dhe më parë.

 

Mos harro që dhe atëhere

ka pasur reumatizëm apo nerv shiatik,

ka pasur netë të lodhëshme e pagjumësi,

por mosha të bënte të mos kishe frikë

dhe çdo gjë e mundje me pakëz dashuri.

 

Mos u anko o mik!

 

Jo çdo dhimbje e vuajtje vjen nga pleqëria!

Ki edhe pakëz frik,

se të dëgjon e dashura

dhe pastaj trembet edhe vetë dashuria.