Jeta të ndryshon papritur muzikën,
ritmin e valles, të vë në lojë.
Përkohësisht, sa ti mëson hapat.
Butonat e tasjerave, këngën tënde lëshon…
Kujtohesh se je grua dhe se jeta
ka dalë prej teje, barkut tënd?
Me ninullën e gjakut tënd e ke rritur
para se ajo të shihte me sy dritën…
Sa çudi që duhej të mbërrinim këtu!
Sa zemra e taka të theyra udhës…
Vallëzim i çmendur me gaz e lot
Derisa zërin e vetvetes gjen një grua…





















