Ti, vetja ime e tjetërsuar,
sa herë ke dashur më ke gënjyer,
dhe pse gjithmonë te kam dyshuar,
më ktheve në një burrë të thyer.
Ti nga drita e bardhë më fshihje,
dhe shokët i zgjodha si ty!
Nuk shihja rrugë, por vetëm hije,
se s’pata as mënd e as sy.
Ato të mira që bëra në jetë,
u vura flakën si për asgjë!
Por s’do të thotë që po u rrëzove,
ti s’mund të ngrihesh më.
Ndërsa zhytesha drejt fundit,
zëra ëngjëjsh veshëve dëgjoja.
Sa më larg që ikja nga ty,
aq më shumë shpëtoja.
Ti, vetja ime e tjetërsuar,
s’jam gjahu yt i rrëmbyer!
S’do mundesh të më shohësh më,
e aq më tepër, kurrë më të thyer.






















