U mërzit portokallja në oborr nga ky shi i bezdisur!
E mbledhur kruspull,e djersirë,diçka seç po mërmërit!
Gjeli i kapardisur mes pulave tash i kanë rwnë pendët.
Mbyll sytë e përmendesh më shpesh këngën përserit.
Mali fshin rrekëzat që i varen në ballin e rrudhosur,
e lumi i sikletosur rënkon mbyturazi nga barku i fryrë.
Blegërima e trishtuar e një qengji prish qetësinë e shiut.
Bletët nxjerrin kokën te dera e kërkojnë diellin e mirw.
U ftohen këmbët e bajamës në ujë e lulet varen turinjtë .
Mjegulla iu hodh sipër luginës dhe e sperkat me muzg.
Mundohet e shkreta ditë t’ia nxjerrë paksa syrin diellit.
Retë twrbohen dhe i sulen t’i zenë frymën, fytyrë e buzë.
Shi! Sa shumë shi, përswri shi, ky shi që nxiton pa pushim.
Në mollëzat e qiellit si dhimbje rigojnë ca hije trishtim.
Lodhi edhe detin, që hidhet e kwrcet me valët terswllimë.
Me çehren e prishur, me retë që u kërkon armëpushim.
Nuk ngutet sythi i hardhisë
Ka hapur paksa syrin sythi i hardhisë!
Bajamen e lulëzuar po shikon me zili!
Normica ndjen mali e lugina kollitet,
me avuj po e tymos kjo dreq lagështi.
Hapi gjoksin edhe kopshti të ngrohet.
Fustanin e qullur të saj shtrin të terret
Në prehrin e diellit kolovitet me qejf.
Që për ta ka filluar të zgjohet mw herët.
Hardhia u thotë sytheve të kenë durim:
Ta mbushin mirë gjinë me lëng të marrë.
Sa të terret fustani i kopshtit dhe lugina
Të buzëqesh e jeshiluar në agun e larë.
Hardhia ime i kwshillon sythet e ‘urta’:
Ta mbushin mirë gjinë me lëng të marrë
Të flertojnë diellin e pastaj të vershojnë;
si puthjet e vajzave në dashurinë e parë




















