Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Gilaj: Nëse dashuria s’është çmenduri

E fuqishme plot magji,

Pa trokitur e pa bujë ,

NOA

Krejt e hapur, aspak sekrert,

Ashtu shfaqet çdo dashuri.

 

Kur sytë flasin më qartë se goja,

Fillojnë gjestet, prekjet e lehta,

Me një puthje fillon loja,

Argëtohen çiftet,

Siç zbavitet nder lule bleta.

 

Dashuria ka disa vetí,

Nuk njeh moshë as kontinent,

Të gjitha gjuhët e botës ajo i dí,

Nuk pranon këshilla,

përkthyes as koment.

 

 

Kush dashuron me zemër,

Nuk u beson syve,

Shpesh ndodh, që edhe bakri,

Si ar, u duket të dyve.

 

Dashuria e vërtetë

nuk komandohet as nuk blihet,

E pamundur që të fshihet.

Po pati zënka e ngatrresa,

Dashurinë e shuan martesa.

 

Zemra që dashuron, mbetet përherë e re,

Asgjë tjetër nuk mund ta shërojë një njeri,

Po s’e shëroi e magjishmja Dashuri.

 

Nëse dashuria s’është çmenduri,

Nëse s’ka fuqi të bëjë çudira,

S’mund të quhet dashuri.

 

Kur hedh rrënjë një dashuri,

Flitet për të ardhmen plot begati,

E nëse premtimet nuk plotësohen,

Kujtojmë të kaluarën me nostalgji.

 

Po deshe dikë për interes e pasuri,

Me dhurata , shpesh darovitur,

Ky quhet prostitucion me leverdi,

Përherë do të mbetesh e uritur.