Suplementi Pena Shqiptare/ Marash Gilaj: Fjala ka pushtet e magjí

Komunikimi është nevoja e parë
teprinë e fjalëve askush nuk ta falë
Fjala e ëmbël thërret miq
ajo zbut e pajton armiq.
Fjala ka pushtet e magji;
një fjalë mjafton për të mërzitur
një njeri,
e për ta qetësuar nuk mjaftojnë
as njëmijë.
Ai që ka dëshirë të shfrenuar
për të folur e treguar
mendon se di mjaft
e s’ka asgjë për të mësuar.
Ka fjalë që shkaktojnë plagë,
që rrallë gjejnë shërim,
për poetin shërbejnë si tullat
në ndwrtim.
Fjala e pamenduar zemrën ta thyen
të nxin, të djeg ose të fyen.
Fjala e mirë ditën zbukuron,
kur është e hidhur, kohën helmon:
dituria flet, urtësia dëgjon.
Tepri fjalësh, mungesë zgjuarsie:
kurrë mos fol veresie!
Disa fjalë kanë ngrohtësinë
e dashurisë,
që ngjajnë me përkëdhelinë e nënës
ndaj fëmijës.
Fjala mund të ketë shpirtin e katilit
ndaj mos e lejo gjuhën të ec
para mendimit!
Askush nuk e do premtimin
që është gënjeshtër.
as fjalën që s’kthehet në vepër.
Fjala ka peshë e duhet vlerëuar
llogarit mirë kohën,
fjalët duhen numruar.
Fjalët më të vështira thuhen
në heshtje.
Mos e fsheh mendimin
siç maskon trupin me veshje.
Dikush hesht duke folur.

NOA