Kudo zien e ushton
fushata zgjedhore!
Në çdo cep të Shqipërisë
dhe nga diaspora
Në sulm janë hedhur,
banditë e patronazhistë.
administrata në mitingje
ia bën fóra
me lista dhe apel
s’mungon asnjë ditë.
Pjesëmarrjen e kanë detyrim
dhe jo pëlqim.
shkelja e ligjeve
është bërë zakon dhe qëllim…
Zgjedhjet tek ne
i organizon krimi!
Në krye të vendit
është ulur këmbëkryq
gënjeshtra dhe mashtrimi!
Të votosh nuk ka më vlerë,
se vota është e vjedhur
dhe e blerë.
Dhe kur votën e shet
një hallexhi
me para droge
e blen një batakçi.
Ti ndihesh i huaj
në vendin tënd;
fushata me batuta
e bullizëm të çmend.
U bë një dekadë,
që s’ka më zgjedhje të lira
as në diktaturë
s’ishin më të mira.
Dhe vazhdojnë “rilindasit”
të blejnë vota e kundërshtarë
me ambasadorë e McGonigalë.
Aty ku votojnë qorrat
komandojnë hajdutët dhe horrat.
Kur votoni bariun e kriminelëve,
kryemashtruesin
sikur keni rënë në dashuri
me përdhunuesin.
Nuk u ngopët me trillime
ende s’jeni lodhur
kur do ta mësoni
se në detin e gënjeshtrave
nuk mund të peshkoni asgjë tjetër
veç peshq të ngordhur?
Shqiptarët nuk po mendojnë:
rast i vajtueshëm!
Ky vend po bëhet
i pabanueshëm.
Dhuratë nga delirantë
të gjithëditur, e të tredhur në tru
Krenarë për dështimet
e mendjen hu.
Të shiturit presin
në shi e në diell
që në çdo katër vjet
të largojnë mërzinë
duke festuar mjerimin e tyre
me një thes miell.
Me hile e dredhi rrufjane
Në mungesë të programit ,
shpikën pasaportën europiane,
dhe trenin që na çon në Europë
duke fluturuar, pa shina
e pa timonier
që përfundon në gropë
dhe fundoset në ferr.