Berisha me studentët e Mjekësisë: Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit! Gjithçka më rikujton vitet ’60

40
Sigal

Kryedemokrati Sali Berisha ka zhvilluar një takim me studentë të Mjekësisë këtë të premte.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, lideri demokrat u shpreh se shëndetësia ka marrë goditjet më të rënda në 4 vitet e fundit, duke i sjellë në memorie shëndetësinë e viteve ’60.

Sipas Berishës, në vitin 2013, kohë kur PD dorëzoi pushtetin, për 600 banorë kishte një mjek, ndëra kjo shifër është dyfishuar në një mjek për 1100 banorë.

Berisha solli si shembull edhe spitalin e Kukësit, ku sipas tij edhe pse i ndërtuar me paratë e taksapaguesve,  me një investim të ri 3 milionë euro, është sot pa mjek.

‘Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht. Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh’, u shpreh Berisha gjatë bashkëbisedimit me studentët e Mjekësisë.

Së pari, u përshëndes shumë përzemërsisht ju, të gjithë studentët e Fakultetit të Mjekësisë, studentët e universiteteve të vendit kudo që janë.

Shpreh kënaqësinë e veçantë që u takoj ju për të paraqitur para jush alternativën tonë për rininë, për studentët, për arsimin dhe shëndetësinë.

Po të mbyllësh sytë për një moment dhe të ndalesh në gjendjen aktuale, Shqipëria është në një rrokullisje që në shumë aspekte tejkalon imagjinatën tonë.

Ngado që ta nisësh, përveç betonit të narkoeurove, në çdo aspekt tjetër ky vend ka në rrokullim.

Po vij nga Gjirokastra. Universiteti drejt një pakësimi studentësh dramatik. 80 përqind e maturantëve largohen për arsye të ndryshme, por largohen jashtë vendit.

Në qoftë se marrim shëndetësinë, në memorien time shëndetësia sot ka një degradim në Shqipëri që në shumë aspekte afrohet me vitet ’60.

Në cilat konkretisht se jeni studentë mjekësie? Sot ne kemi mjekë 4 herë më pak se mesatarja e BE.

Në vitin 2013 ne kishim një mjek për 600 banorë, sot kemi një mjek për 1100 banorë. BE ka një mjek për 300-350 banorë.

Këtu jemi ne.

Por po të ndalemi në aspekte të tjera, spitali i Kukësit, i ndërtuar me paratë e taksapaguesve, spitali i ri 3 milionë euro, pa mjek. Për t’u operuar për apandesit ka një mjek humanist që ka lënë numrin e tij, një kirurg që vjen dhe operon në spitalin e Kukësit përkundrejt një pagese sigurisht.

Kurse, spitalet e tjera janë me mungesa të jashtëzakonshme specialistësh.

Gjithçka më rikujton vitet ’60, kur atëherë filluan në rrethe të shfaqen pediatrit e parë se nuk kishte pediatër.

Shëndetësia mori goditjet më të rënda 4 vitet e fundit. Eksodi i mjekëve u bë masiv.

Ju përsëri jeni njerëz që keni studiuar fiziologjinë, biokiminë dhe në një formë tepër shqetësuese është shfaqur uria kronike.

Uria kronike, ju e dini, është uria në të cilën njeriu nuk plotëson dot minimumin proteinik, nuk plotëson dot përbërësit për funksionimin e trupit të tij dhe pastaj i merr këto nga indet e veta.

Një studim i UNICEF, i pavarur, tregon se 21 përqind e familjeve nuk ushqejnë dot me më shumë se 2 vakte fëmijët e tyre. 21 përqind!

Pensionistët, të cilët janë rreth 760 mijë, nga këta 57 përqind e tyre marrin një pension më të ulët se 170 euro në muaj. Por ju e kuptoni vetë, pensionistët janë gjithashtu qytetarët me nevojat më të mëdha për ilaçet.

Ndërkohë që, sot çmimet në këtë vend janë rritur më shpejt dhe më shumë se në çdo vend tjetër.

Në qoftë se më para gjeje një banesë me qira 150-200 euro në vitin 2013 e kam fjalën, sot të duhen 500-600 euro për të njëjtën sipërfaqe.

Në qoftë se më përpara e merrja kilogramin e bukës 400 lekë, sot e merr 900-1000 lekë.

Po kështu mishi e produktet e tjera me radhë.

Prapë po ndalem te ky element se është shumë i rëndësishëm, pensionistët, të cilët në vitin 2013 merrnin si pension mesatar 143 mijë lekë, në rast se qeveria do të respektonte, do t’i ndihmonte të përballonin rritjen e çmimeve, ata sot duhej të kishin një pension jo 170 mijë lekë, por 390 mijë lekë.

Tani, imagjinoni ju pra se si këta, një e treta e popullatës sot, përballojnë jetën e tyre vetëm në sajë të lëmoshave që u japin të tjerët. Familjarët sigurisht.

Pra, kjo është një situatë në themel shumë e vështirë.