Berisha nga Kuvendi: Në PS ka shtylla krimi dhe skllevër

466
Sigal

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë tha se tek Partia Socialiste ka dy kategori deputetësh.

Sipas Berishës, brenda partisë së drejtuar nga Edi Rama ka bos të krimit dhe shtylla të krimit, por edhe  një kategori tjetër të cilën e cilëson si “skllevër të krimit”. Teksa replikoi me deputetin Ulsi Manja, Berisha e quajti atë si skllav të krimit të organizuar.

“Disa jeni bos të krimit, disa skllevër të krimit. Ty Ulsi je skllav i krimit. Gjithçka që the ti për Venecian nuk qëndrojnë. Secili prej jush jeni o skllevër të krimit, ose jeni shtylla të krimit.Ndaj sot jeni lëshuar dhe keni ikur”, tha ai.