Suplementi Pena Shqiptare/ Lela Dardha Kokona: Kur emocioni të rrëmben arsyen

250
Sigal

Mësues Fatosi dhe fqinji i tij Fatosi i Lajes ( siç i thërrisnin), kishin dy ditë që emigruan në Itali. Pas një pritje, ankthi e stresi, në derën e nënës së mësues Fatosit, arrin një telegram. Postieri troket lehtë. U dëgjua zëri i mekur i nënës.  – Po, kush është? -Posta zonjë! Duke nxituar të hap derën e paduruar, bëri një lutje të shpejtë . ” Qoftë sahati i hajrit”! Dera u hap. – Zonjë, keni një telegram. – Nga kush? – Lëshoi zërin nëna. -Nuk e di zonjë, është i mbyllur. Nëna, sapo lexoi dy fjalë,” Fatosi vdiq”, me një frymëmarrje të thellë e të rënduar, nuk arriti të lexonte më tej, u zbeh, ra pa ndjenja në krahët e postierit. – Zonjë- zonjë, ju lutem, ujë- ujë,- U tremb nga befasia. Kërkonte ndihmë dhe ndërkohë i binte faqeve të nënës me duart e zbehta, që i dridheshin papushim. – Ua, çfarë bën o jevg i ndyrë?!- Ofendoi fqinja e nënës që u duk nxitimthi, znj. Lira.- Çfarë ka ndodhur? Çfarë? Fol?!- e pyeste krejt e hutuar kur pa fqinjën e saj pa ndjenja. – Po ku e di unë i shkreti! Solla një telegram ku thuhet se Fatosi ka vde… – e nuk arriti postjeri të mbaronte fjalën, se znj Liri ia rrëmbeu nga dora duke dashur ta lexonte vetë. – Si? Fatosi? – ngriti zërin me forcë. Nisi ta lexojë serish. -Po ti qenke qorr mor idiot! Të plaçin sytë të plaçin ! Nuk ka vdekur djali i kësaj, por Fatosi i Lajes, – foli ajo duke dashur të qetësonte komshijen, nënën e Fatosit. – Si? – hapi sytë nëna e brofi në këmbë. – Po, Fatos X ka ndrruar jetë nga një aksident në Romë,- shkruhej në telegram.- Po çfarë bëre mor mizerje, mor injorant postier? Fajin e ka ai drejtori i postës, që ka vënë një copë jevg postier që s’di të lexojë! Po ky nuk e ka shtëpinë këtu, por te ajo gërmadha përballë.- i foli ajo disi e çliruar dhe me forca të shteruara.- Ky: Fatosi këtu është një alamet burri, mësues, djalë i ri, bukurosh, dy metra i gjatë. Ndërsa ai është një copë jevg që mezi i bën hije tokës. Hajde, një jevg më pak!.- U shpreh komshia me injorim për të ndjerin Fatos. U duk qartë se ishte një raciste e thekur, dhe njëkohësisht jo njerëzore. Postieri mbeti gojëhapur .  -O Zot, çfarë më dëgjuan veshët! Ai iu drejtua nënës : – Më fal o nëna e z. Fatos! Po pyeta një zotëri se ku e ka shtëpinë Fatosi, ai më adresoi këtu. Nuk i kemi adresat të sakta e prandaj ndodhin këto ngatërresa– foli postieri i skuqur i tëri dhe i zënë në faj.

— Zonjë, gëzohem shumë që djali juaj është në jetë e gëzon shëndet të plotë. Sinqerisht më gëzoi ky fakt, por mbeta i surprizuar nga kjo zonja, komshia juaj, me këtë ndjenjë urrejtjeje, për pakicat rome që diskriminohen,vuajnë nga varfëria e trashëguar, papunësia . Kushdo që e ka provuar në kurrizin e tij këtë racizëm të egër, e din mirë se ç’është moj zonjë e nderuar! Po pse na urren kaq shumë moj zonjë? Ne nuk dimë të urrejmë, as të përbuzim.Ti paske një mentalitet tiranik. Njerëz si ti, që u duket vetja superiorë, na shikojnë si qenie inferiore të rrezikshme, kërcënuese…Por ne jemi krijuar të barabartë. Edhe ne ndjejmë, mendojmë, emocionohemi, ndjejmë vështirësitë, përbuzjen, dashurinë, lotët i derdhim njëlloj, psherëtimat, pasthirrmat,……Jetojmë të izoluar nga shoqëria, prandaj kemi zhvilluar kultura të ndryshme, por zakonet, traditat i kemi të përbashkëta. Pastaj, Zoti krijoi shumëllojshmërinë e ngjyrave e të gjuhëve. Nuk kemi evoluar aq sa duhet…e di . M,.Eh, thënia e Darvinit na ka penalizuar keq: — “Ata janë raca që s’e kanë përfunduar zhvillimin e tyre”, ky ishte pretendimi i Darvinit, apo Hitleri, që u dha racave joeuropjane statusin e majmunëve,- përfundoi së foluri postjeri duke ulur kokën e lotët i kullonin mbi këpucët e qepura disa herë. Me thënë të drejtën, kam një vajzë shumë të bukur, peri e ka bërë Zoti, po çe do, për hir të faktit se jemi indianë, nuk besoj se do fitojë të jetë miss në ndonjë konkurs. S‘ka dalë ndonjë mis nga rraca jonë edhe se janë gjithë sy e vetulla , gjithë nur. Është ngjyra e lëkurës që e privon. Se mos i kemi në terezi gjërat e tjera e na mungon kjo, po dhe ne dimë të ëndërrojmë… Atëherë, fqinja Lira mbeti pa fjalë, shumë e prekur nga fjalët. Lotët e ndjenjat e tij e lënduan keq. Së fundi ajo vendosi të fliste ndryshe duke dashur të tregonte pendesë për mendimet negative që shprehu. – Po mor djalë, ke shumë të drejtë! Mirë ti që paske gjetur një punë, postier, po ata të shkretë që jetojnë në skajet më të largëta të vendit, nëpër fshatra. Ata s’arrijnë të jetojnë as në kushtet më minimale.Të shkretët s’e kanë as privilegjin për të mbledhur kanoçe apo hekurishte, për të nxjerrë bukën e gojës, se atje s’ka konsumatorë pijesh energjike. – Tani fole mirë moj zonjë! Të gjithë ne dhe ju, presim dorën e shtetit, i tha postieri ndërsa u nis të ikte. – Ti mor djalë më habite, më le gojë hapur me argumentet që më the më binde. Po si ke arritur të flasësh bukur e me kaq informacion? Di të lexosh ? – Zonjë e nderuar, unë kam mbaruar 2 vjet të shkollës së mesme veç shkollës 8 – vjeçare, por nuk kam mundur të filloj punë. Kam kohë që po kërkoj, por ashtu siç keni ju atë mentalitet, ashtu janë shumica e shoqërisë sonë. Shyqyr që fillova në këtë punë për të mbajtur shpirtin gjallë për vete e për fëmijët e mi. Kam kërkuar të di rreth prejardhjes tonë. Pse jemi keqtrajtuar brez pas brezi. Diku kam lexuar se e kemi origjinën nga India, ca nga …ku dihet nga, por ne që flasim shqip e në pasaportë shkruhet shqiptar, tregon se identiteti ynë është shqiptar. Më falni tani, më duhet të iki tek ajo familje e gjorë të jap këtë lajm të kobshëm.

Këtu duket qartë sesa jemi të barabartë në këtë shoqëri,- foli postieri në ikje. Ndërkohë u duk të afrohej komshiu tjetër,” doktori human”siç e kishin etiketuar fqinjët e tij, i cili kishte dëgjuar të bërtiturat e tyre. Ai shprehte qartazi në sytë e tij keqardhjen për postierin. Iu drejtua Lirës duke i thënë : – Dëgjo ti Lira! — Civilizimi i një shoqërie , matet sesa është në gjendje të marrë në mbrojtje shtresat e margjinalizuara. Pavarësisht bashkëjetesës në këtë kohë moderne, racizmi vazhdon të jetë si një simptomë e gabimit njerëzor. Nuk gjykohet njeriu nga ngjyra e lëkurës, por nga përmbajtja e karakterit që kanë. Mbetën të gjorët viktima të racizmit, injorohen për shkak të prejardhjes, kulturës sociale. Kjo është një lloj ” ksenofobie”, që konsiderohet frikë nga të huajt, apo armiqësi kundër të huajve. Si mund t’i quajmë të huaj në vendin e tyre? Kjo sjellje të çon në humbjen e vlerave humane të shoqërisë sonë. Kam dhe diçka tjetër për të thënë , e kam me ty Lira. Herë tjetër, mos lejo emocionet të të rrëmbejnë arsyen! U largua duke kërkuar aprovimin e dakortësisë me Lirën.