Suplementi Pena Shqiptare/ Bashkim Hoxha: Një vit kaloi

155
Sigal

Ngjarje të paharruara për mua në krijimtari.

Në janar, midis miqve, u kthyen në festa të bukura promovimet e romanit “Një Shaka e Vogël me Vdekjen” botuar nga ONUFRI.

Në maj ky roman u botua në gjuhën rumune nga CONTRAFORT, Craiova Rumani. Botimi i dytë nga e njëjta shtëpi botuese në Rumani i “Kronika e Mjegullës” dhe i romanit “Duartrokitësit”. Të tre romanet përkthyer bukur nga Cristian Beşleagă.

Në qershor 4 drama e 4 komedi të zgjedhura zunë vend në bibliotekat e teatrove profesioniste në trojet shqiptare.

Dy trupa rinore ngjitën në skenë komedinë TAG (“Harry Fulc” dhe “Ernest Koliqi”).

Përfundoi xhirimet filmi “Këtu vallzohet me hijet”, realizuar mjeshtërisht nga regjisori Pluton Vasi dhe producente Vjollca Dedei. (Premiera së shpejti)

Në dhjetor u botua romani i ri “Asnjëherë të Martën”, Botim i ONUFRI.

Viti i ri fillon me promovimin e këtij libri të ri në një turne kombëtar.

Shpresoj të jemi ndjerë mirë në shoqërinë e njeri tjetrit përmes krijimtarisë në vitin që po ikën.

Gëzuar dhe takime të bukura në Vitin e Ri!