A duhet të jeni shokë me dikë që ju e pëlqeni, por ai s’jua kthen pëlqimin?

196
Sigal

Le të flasim pak për dashurinë, ose më saktë për dashurinë e njëanshme. Ajo që të paktën një herë në jetë na ka trishtuar për pak kohë të gjithëve.

Fundi i entuziazmit pasi na pëlqen dikush është kur ndjenjat e personit përballë nuk janë ato që do të donim ne. Ç’duhet bërë në këtë pikë?

Situata nderlikohet edhe më tepër nëse njeriu ndaj të cilit ti ke ndjenja është shoku yt dhe tani gjendesh para situatës më të sikletshme. Ta ndërpresësh marrëdhënien me të apo të vazhdosh shoqërinë?

Sipas ekspertëve kjo varet nga lloji i njeriut.

Nëse çdo ditë që kalon ti jeton me shpresën se ndjesitë e tij/saj do të ndryshojnë dhe mund të kesh diçka më shumë me të, vetëm sa do të lëndohesh. E mira është që në këtë pikë të bësh një hap pas dhe të marrësh kohën tënde për t’u shëruar. Kur “shenjat” të jenë mbyllur dhe të ndihesh mendërisht më e qetë mund ta rikontaktosh, por kjo vetëm nëse je e sigurt që ndjenjat janë zbehur.

Sigurisht që fillimisht do t’ju lëndojë fakti që duhet të largoheni prej tij, qoftë edhe për një periudhë të shkurtër, por e mira është të mendoni fillimisht për veten. Me siguri edhe pala tjetër këtë po bën.

Nëse mendoni se e përballoni dhe jeni ok me faktin që s’do të jeni më shumë se shokë, atëherë besojini instiktit dhe ruani miqësinë.

Sigurisht që ka shanse që një ditë ai të kuptojë se ndjenjat ndaj teje i kanë ndryshuar, por këtë duhet t’ja lini kohës dhe të mos jetoni çdo ditë me ankthin e këtij mendimi.