Suplementi Pena Shqiptare/ Lasgush Poradeci: Dëgjimi i Zemrës

42
Sigal

Kur të më kujtosh,
kur të vish të shkosh,
kur të shkosh këtejza pranë
që të çmallërosh!

Ç’po dëgjon kur shkon?
Kur vjen e përgjon?
Ç’përgjon zemra në kët’anë
fund në këtë hon?

Zemra jote sot!
Zemra jote mot:
sot e mot në ç’mallërime
zemra që s’fle dot

Seç të ndjen këtej,
seç të ndjen pastaj,
seç dëgjon ndaj vetes s’ime
(si ndaj vet’e saj):

Mall e vrer që mbaj:
qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas:
plas, moj zemër, plas.