Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Bajrami: Inat vere !

 

 

Sigal

E kam marrē shumë inat kētē diell mesvere

qē lēviz pērmbi ne si i marrē!

Dhe flakët nē trup , na i ndez herë pas here

ky s’mund të jetë diell, por zjarr.

M‘i ka ngritur keq nervat, kjo re endacake,

që dje mē premtoi njē grusht shi.

Por nē çastin e fundit u pendua pa shkak

dhe me qiellin papritur u shkri.

S’mē pēlqen mē ky lumē, qē nēn kēmbē më fērkohet:

i etur, i trishtē dhe mjeran.

Gjatē dimrit me ujra pērmbyste gjithë botēn,

tashmē as me emrin nuk ngjan.

E kam marrē inat kētē rrugē kētu ngjitur,

ku semafori s’punon asnjēherē.

Me makina dhe njerēz me sy të pērzhitur

tē etur për ujē dhe pēr erē.

S’kam më qejf tē shqiptoj asnjē germē nga kjo stinë

qē zjarre dhe vapë lë nga pas!

Nga inati pēr tē mund të humb gjakftohtēsinē

dhe s’ pērgjigjem më tej, ç’mund tē ngjasë !

 

Ti !

Ti dole mbrēmē me tē sērish

dhe si gjithmonē u puthēt gjatē!

Unë vetē s’tē pashē, por tē pa njē pishē:

dhe asaj si rri goja ” rehat”.

S’kish njerēz shumē aty për rreth

nga shiu qē binte mbi qytet.

Ai ndjeu një çast nē trup ca dridhje,

sepse pranē teje s’ēshtë e lehtē.

Megjithatē kjo s’zgjati shumē:

(Vēshtrimi yt ish ftesē pa fjalë ).

Ai zu të t‘i prek flokēt me buzē

dhe të afroi nē gji ngadalē.

U drodh njē bli atje mē tutje

dhe zu gjithē qejf qē t‘ju filmojē.

Ndonëse kish parē me qindra puthje

e juaja s’di pse i shijoi!

Ju natyrisht se kishit mendjen.

(Kush e ka mendjen atē moment? )

Dy trupa ndezur gjer nē çmendje,

qē digjnin veten me gjithē mend.

Ndērkohë dhe shiu gati kish

reshtur

qē ju tē ndiheshit mē mirē.

Qyteti s’dukej mē i mvrejtur

dhe rrugēt ndrinin si pasqyrē .

Ti u puthe me tē sērish !

(Çdo puthje ēshtē aromē qē deh)!

Ta kam zili atē burrē, ta dish

dhe pse dot xhelozinē s‘e fsheh.