Suplementi Pena Shqiptare/ Jorgaq Perika: Ju male!

709
Sigal

Jorgaq Perika  

Ju male!

 Lartësitë duken panele qiellore

Zhurmojnë pyjet shekullore.

Ato janë relieve gjeografike,

Por mbeten dhe vende historike.

 

Shqiptarët ndër vite bënë histori.

Luftuan pushtuesin me trimëri.

Shpata e Kastriotëve ka çarë malet,

Respekti ndaj tyre nuk ndalet.

 

Ëndrrat nga malet t’i dërgoj,

Sepse atje motivin kërkoj.

Kur ngjitem në një rrëpirë,

E ndjej veten mjaft mirë.

 

Përulem shumë, o bjeshkë vigane.

Nuk ankoheni nga rrufetë e tufane,

Qengjat blegërojnë e shqipet fluturojnë,

Trimërinë dhe krenarinë transmetojnë.

 

Në shtigje, lëndina e male,

Të pasura me bimë medicinale,

Njerëzve këtu iu çelet fytyra

Sepse ndikon shumë edhe natyra.

 

Natyrën njeriu po e kafshon

Nuk ka mjek që e shëron

Të bëjmë më shumë kujdes

Që mjedisi të mos “vdes”

 

Shkëlqejnë në Alpe rrezet e diellit,

I japin bukuri të veçantë qiellit,

Turistë të huaj bjeshkët preferojnë,

Për këto vende shumë klikojnë.