Suplementi Pena Shqiptare/ Kastriot Malo: Besomë

27
Sigal

 

Ndonjëherë më mbyt ky vënd,

ndaj verës kërkoj të marr arratinë,

të mbledh yje,

të dehem me aromë,

në gjoksin tënd të futem Trebeshinë.

 

Nëse s’mundem ndonjë vit kushedi,

Mendimet luginave të thikta i shetis,

Aty ku në plasën e gurit ka çelur çaji

, Aty ku bariu stanin e vjetër po braktis.

 

Më lodhën buzeqeshjet fallco besomë,

netëve ndjej që më shtrëngon kraharori,

Dhe më të errëta i bëjnë çakenjtë e uritur,

Lëkuren e njeriut gërvish pa mëshirë plori

 

 

Burreneshës

 

Kur jeta qëndron në presë të briskut,

çdo ditë më e marrë se vetë marrëzitë,

shikon sytë e tu të rrethuar me brazda,

nga retina e xhevahirtë,

erresira merr dritë.

 

Ti je legjenda e Destrës,

me foshnjën në gji,

kuvend u bën një qind burrave në odat me orgji.