Me profesor Rexhepin frymëzohem përherë,
pena për Atë s’më është ndryshkur kurrë;
gjoks – mburojë në tramundan’ e erë,
përballë kohës qëndron gjithnjë si burrë.
Kudo që ka shkuar na ka nderuar,
në ditët me stuhi, a kohë të mirë.
Në veprat që shpesh Ai na ka dhuruar,
një shkronjëtar i florinjtë dhe në errësirë.
Gjithkund në Vuthaj, Prishtin’ e Labëri,
Atdheun e ka porsi një medaljon,
ndjenja atdhetare i gufon në gji,
për zemrat tona – ilaç që na shëron.
Rrugon në gjurmë të pashlyera në jetë,
ballëlart në Prishtinë a drejt malit Kollatë,
në çdo fushëpamje që vështrimin tret,
çon mesazhe, si shqiponjë në shtrëngatë.
Gjithnjë i gurgullon në gjoks Atdheu,
kudo që hapëron apo fluturon.
Dhe po të jetë vetmitar, ngjan si Anteu,
për ardhmërinë tonë di si ligjëron.
Akademik Rexhep Qosja ndien dramat mbi shpinë,
si dhe dhembjet e mëdha të popullit të vet,
na mëson të duam gjer në palcë Arbërinë,
për vendin të punojmë me ditë dhe me net.
Po si nuk iu shter kurrë ajo muzë,
ku e merr, vallë, forcën, syrin vetëtimë ?!
Përshëndoshje përcjell si trëndafil në buzë,
na urtojnë e trimërojnë veç për lirinë.
Bjeshkët hijerënda, mërmërimat e erës,
gjatë gjithë stinëve të kombit të pavdekshëm,
në çdo këngë me bukurinë e pranverës,
Ai do të ngelet një agim i përjetshëm.




















