Nga libri “Bluzëbardhë dhe bluzëzinj”
1.MENDJE
Zebrushi shum’i stresuar
se mendja i kish mërguar.
Shkoi pathoi psikiatër
dhe u ul atje në vatër.
Derdhi gjithë njohuritë
se e shëroi një ditë.
Zebrushi gjithë emocion,
doktorin në sy e vështron:
-Të puth ballin, or lum miku,
më ktheve atë që iku!
2.MJELLMA dhe PULËBARDHA
-Mjellmë, moj,-tha Pulëbardha,-
pse i shan bluzat e bardha?
Teksa i vlerëson kushdo,
ke a s’ke respekt për to ?!
-Kam si s’kam, o ç’ma ka ënda,
kur kanë humanizmin brenda…
3.E FOLURA
Një cjap porsi i ndërkryer,
troket tek mjeku në derë:
-S’di pse jam gojëmbërthyer,
kur takohem me të tjerë?…
Psikiatri e qeton:
-Sot nuk ka shumë sekrete,
në këtë kohë tranzicion,
shumica flasin me vete!