Suplementi Pena Shqiptare/ Ismail Xhaferri: Me mori malli

Me mori malli o Ben Duka,

O miku im i vjetër!

NOA

Se mik sa ty në këtë botë,

nuk kisha asnjë tjetër.

 

Po ti ku je o mik i hershëm?

Pse humb si në balada?

Pret portë e dashur e shtëpisë,

pret Vera e Deneda.

 

Po ti ku je o Arben Duka?

S’kuptoj dot humbjen tënde…

Çdo yll që fshihet në mëngjes

rikthehet prap në mbrëmje.

 

Mos je diku nëpër Labovë,

nën  degët e një lisi,

apo në qiell të parajsës,

po ç’malle  me Denisin?!

 

Apo mos je nëpër Odrie,

tek baltëz e floririt?

Mos je në krah të nënë  Lenos,

t’i fshish lotët e syrit?!

 

Mos je në kodrat përmbi  fshat,

i strukur pas një pjeshke?

Të digjet shpirti për të shkruar,

si zjarr brenda një eshke?!

 

Mos vallë tek kroi Kallogresë,

vendlindja të ka dehur…

Ku je o miku im i shtrenjtë

pas cilit yll je fshehur?!

 

Mos je tek porta e shtëpisë,

atje përmbi sofat,

për ikjen e Yllo Koletës,

po shkruan një baladë?!

 

Mos vallë shikon në ëndër mbesën

dhe lot të rrjedh qerpiku,

i thua me një zë të dridhur,

Sofi malli më piku?!

 

Më mori malli o Ben Duka

ndaj këtë natë pa yje,

më duket sikur lë Subashin

dhe ngjite në Odrie.

 

 

Me mori malli o Ben Duka!

O miku im pa fat,

që të shëroj mungesën tënde,

nuk kam asnjë ilaç.