Suplementi Pena Shqiptare/ Irena Kuka. Dragoti: Ti më mësove

137
Sigal

 

si të këndoj ninulla për veten,

si t‘i vesh moshës, heshtjet e gjelbra,

si të kërcej me muzikën e zemrës,

atë të vjetrën…

Në shi si balerinë…

mes flladesh që dallgëzojnë pranverash

ti më mësove si të marr etjen e prillit.

Së bashku me fjalët që mezi marrin zjarr

T’ia dorëzoj detit,

si një shishe e hedhur marinarësh

për tu gjetur më pas.

Ti më mësove gjuhën e hënës,

atë të pafjalën!

Ti më mësove si frymë të marr,

si të njoh dashurinë nga pikëllimi,

si të lexoj fjalëkryqin e shpirtit nga zjarri.

Ti më mësove si të takoj zemrën

mes vesës së ëndrrave,

si një diell që nuk fiket…

Ti më shtyve të udhëtoj drejt vetes;

asaj më të brishtës.

Ti më mësove ,

se marrjefryma

jo gjithnjë është dhembje e plagë…