MACJA DHE MIU
Macja ndiqte miun te një vrimë,
por miu hyri në një magazinë.
Macja tek rrinte e bënte roje,
u mat sa u mat dhe nxorri prej goje:
– Ti sa një mi di, mor i mjerë!
Ngado që të dridhesh do vish te kjo derë.
Por më kot priste macja e vjetër!
Miu hëngri sa hëngri
dhe doli nga një vrimë tjetër.
LISI, HARDHIA DHE FERRAT
Sa e panë te një lis hardhinë,
ca ferra e pyetën:
– Si u ngjite kaq lartë,mike?!
Edhe ne pranë juve rrimë,
por vetëm gjëmba rrisim ditë pas dite.
Hardhia heshti një moment dhe tha:
– S’ju paragjykoj, por ju them atë që di.
Ngjitemi me lisin krahë për krahë,
se kemi harmoni.
ZOGU DHE BRESHKA
Një zog atje lart në pemë,
hante ca kokrra të bëra.
Këtu poshtë -tha breshka
lezetin u kam ndjerë,
kur bien poshtë i ha të tëra.
Breshka për qejf një kokërr e zgjedh,
dhe zgjatet që t’a arrijë atë te një plis.
Zogu që nga lartë një glas i hedh
dhe ia bëri kokrrën të gjithë pis.




















