Suplementi Pena Shqiptare/ Vaso Papaj: Si dallëndyshet

Si dallëndyshet
Vaso Papaj

Në një ballkon aty ballë detit

Sigal

ca dallëndyshe cicërojnë.

Te një folezë, që i ngjan djepit

si një puhizë vijnë edhe shkojnë.

Pranverë dhe verë ikin revan,

po vjeshtë dhe dimër k’tu më s’ka.

Se retë ngarkuar dhe me tufan

mbeten shaluar mbi Llogora.

Unë të vështroj, ti më vështron!

Mos tek ato gjejmë veten tonë?

Mos k’tu në breg Zoti ka fron?

Vallë, na vështron dhe na bekon?!