Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Veç për një prekje njerëzore

31
Sigal

Ai ishte një i marrë, që ecte rrugëve, por thoshte fjalë të mençura për jetën, për dashurinë. Përse ndodhej aty ishte enigmë, rradhë e dëgjonin çfarë thoshte. Një dite e ndaloi atë në rrugë, ajo pati frikë, shikimi i tij ishte i sfumuar, natyrisht veshur keq dhe i ndotur. Mendoni se jam i uritur -i tha! Besoj – tha ajo, mund të ndihmoj? Ha ha ha – qeshi me të madhe. Ti do më ndihmosh, je e sigurt? Ah po ti e ke fjalën për urinë e stomakut, do më japësh një monedhë a diçka nga pazari yt dhe mendon se për këtë kisha nevojë? Mos u largo dëgjo deri në fund, kësaj urie unë ja gjej zgjidhjen kam gërmuar nëpër kazanë, jam ndotur, ndaj jam kaq i pështirë, por kam shkuar dhe në furra buke dhe më kanë dhënë për të ngrënë, ndonjëherë dhe kam vjellur, në treg ndonjë frut e kam marrë. Por jo nuk është kjo uria që kam, është uria për prekje njerëzore, Kjo është uri që kanë të gjithë, si ata atje në atë vilë lluksoze, si unë që fle në një qoshe pallati. Jam i barabartë me urinë e prekjes me të gjithë. Njeriu që e shuante urinë time nuk është më. Me thërasin i marrë, ndoshta bëj gjëra që nuk i kam bërë më parë, flas me zë të lartë, po e dini perse? Flas me atë! Ajo është diku larg meje dhe unë thërras të më dëgjojë, në shtëpinë tonë nuk mund të jetoj dot më, por as gjëkundi tjetër, brenda mureve kam frikë; jam vetëm , ndërsa në rrugë është ndryshe , ka lëvizje gjithmonë , asnjë nuk e ka mendjen te unë, por unë i shoh, i vështroj dhe ata pa e kuptuar më bëjnë shoqëri janë me mua, Ata nuk e njohin atë, dhe unë u flas ta njohin. Por kam uri, uri për prekjen njerëzore, kush është në gjendje ta tregoj çfarë ndjen, nuk ta mëson askush, të mësojnë për seksi, por jo për prekjen, e ke venë re këtë gjë, dashuria e tëra është një uri e madhe. Çdo njeri ka të veçantë urinë e tij të prekjes se dhe prekja është e veçantë. Ndaj ik, nuk mund të më ndihmosh. Si mund të ndihmosh një lypës, ti as dorën nuk mund të ma japësh, dhe unë kam vite që nuk kam prekur njeri. Ajo zgjati doren e saj të bardhë, me gishtrinj të hollë. Në gisht mbante një unazë martese. Dora filloi t‘i dridhej. Prekeni dorën time – tha Ai zgjati duart, por ndaloi, i pa me vemendje pëllëmbët e tij , ishin të lyrosura. Nuk dukej çfarë ngjyre kishte lëkura. I futi duart në xhep . Jo jam i pisët nuk mundem t‘ju prek – i tha dhe u largua. Ajo çdo dite kur kalonte aty shpresonte ta shikonte, por nuk e pa më për një kohë të gjatë. Ne një ditë shiu të bëftë e gjendur pa çadër ecte me shpejtësi të mbërinte në ndonjë strehë a dyqan, Befas ndjeu që dikush ju afrua dhe e futi në çadrën e tij. Ajo ndaloi. Me falni, kush jeni? Kush ju kërkoi ndihmë? Përshëndetje, jam Tony. I zgjati dorën. Ajo ndaloi dhe nuk e zgjati dorën e saj. Po e vështronte, nuk kishte asgjë të bukur në pamjen e tij, por zëri, diçka që nuk po e kuptonte, sjellja, mënyra e veshjes, e bënte të veçantë, tregonte një personalitet të spikatur. Ai vazhdonte ta mbante dorën të shtrirë. Kam uri i tha, për prekje njerëzore. Ajo u befasua, ishte ai, njeriu i rrugës që e kishte kërkuar me muaj të tërë për ta parë , dhe ai ishte tani perpara saj i tjetërsuar.Jo – tha, çfare ndodhi, si ka mundësi? Jeni ju? Po unë, dhe po pres të më jepni dorën. Jo i tha ajo, ju e humbët shansin tuaj, unë e zgjata dorën muaj më parë dhe ju nuk më përshëndetët. Por unë dua t’ju falenderoj, mbas asaj dite u ktheva në shtëpi, dhe mbas tre javëve në jetën time normale. Isha në rrugë prej më shumë se pesë vitesh. Ajo dora jote e shtrirë për të m‘u dhënë mua një njeriu rruge më bëri të mendoj se prekja njerëzore vazhdon të ekzistojë edhe se në jetë nuk është më ajo, dashuria ime. Ajo i zgjati dorën, u prezantua, Ecën të dy bashkë deri pranë shtëpisë së saj, i uruan -ditë të mirë -njeri tjetrit, duke u larguar ai i tha -ndoshta ndonje dite mund te takohemi përsëri, do ju ftoj të pimë një kafe, mbase je kurioze të dish diçka më shumë për mua. Uroj të jesh mirë, ktheu shpinën dhe vazhdoi të ecte duke e përshëndetur me dorën lart. Ai nuk ishte me i njëjtë, dhimbja e kishte ndryshuar, por ai e rigjeti ate veten e tij ndryshe.