Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Qyteti im!

E dua qytetin tim.
Sa herë largohem,
Kujtimet e mja nuk mi le ti marr mbas
Rrugët më njohin hapat,
era më thërret me emër,
dritaret mbajnë frymën time
një pjesë e imja rri
ulur në një cep të qytetit,
duke më pritur
E dua qytetin tim
me gjithë atë që më mban,
edhe kur unë s’jam.

Meduzë e kohërave moderne

NOA

Meduzë e kohërave moderne,
kush ta kish caktuar rrugëtimin?
Kur humbe mundësinë për të arritur tempullin, u ktheve në urrejtje,
mbartur mbi mjerimin.
Perseu leshoj mbi ty bekimin!