Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Larg…sa e ndiej frymëmarjen tënde!

277
Sigal

 

Qëndro aty sa të mundem akoma ta prek frymën tënde, kaq mund të toleroj, mos më kërko më shumë, nuk mundem!

-Ti je…e gjej dot me fjalë, se di veç e ndiej, i tha ajo dhe u kthye ngadalë me atë hapin e saj të sigurt.

Trupi i drejtë dhe flokët i krijonin atë vallëzimin si rrathët e detit kur ti hedh një guackë.

Ai e shikonte dhe i dukej se qenia e tij ecte me ritmin e saj.

E ndjente trupin e saj, lekurën e saj tek krijonte atë tërheqje nga lëvizja.

Ishte futur brenda saj, ishte dashuria e tij, ndoshta e fundit.

Thonë se dashuria e fundit mbahet mend, por ai nuk donte ta ruante, donte të vdiste me të, ta merrte me vete.

Atje në atë botën tjetër ajër shpirt të ishte i mbushur me ndjenjën e bukur që kjo grua i jepte.

Po rrinte aty sa silueta e saj u largua dhe ai ndjeu sikur trupi humbi temperaturën e tij.

Provoi të lëvizte, por ishte mpirë dhe lËvizi me mundim.

A ishte i gjithi, apo diçka kishte ikur nga trupi i tij bashkë me të!

A mund të jetonte ai larg saj, a mund të qëndronte pa komunikimin e saj aq të ëmbel dhe lozonjar!

Ajo nuk kishte moshë, ashtu do ishte gjithmonë, e ëmbël dhe gjithë jetë.

Një botë e tërë fantazish jetonte si në ëndërr dhe të bënte të shkoje me të e të harroje çdo gjë përreth.

Ishe vetëm ti dhe ajo me botën e saj të magjishme.

Ai e donte shumë atë qenie që e kishte pushtuar dhe e mbante me vete.

Pa të nuk ishte, pa të kthehej në një statujë lëvizëse.

Si kishte jetuar e si ishte gënjyer me atë që në jetë kishte takuar!

Ishte me fat, bekuar nga perënditë!

Fuqitë atje lart e kishin zgjedhur si lodrën e tyre të preferuar dhe donin që loja e tij të ishte e bukur, ato atje lart spektatorë të ndiqnin krijimin e tyre.

U lëshua fare.

-O zot tha, kush më drejton, kjo grua, apo ju dhe ngriti kokën lart!

Nuk po shikonte gjë, një zë nga brenda i thoshte;

-Lodra jote është aty, atë e sollëm për ty.

-Ji i lumtur, ke dhe shumë vite të vish këtu.

I erdhën në mendje përsëri fjalët e saj;

-Larg… sa të ndiej frymëmarrjen tënde …

 

Eva Gjoni