Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Fillimi i një miqësie…

156
Sigal

Mëngjesi i saj ishte i përcaktuar: Çdo ditë mbasi pinte një kafe në shtëpë, vishej dhe dilte për shëtitjen e mëngjezit . Me vete mbante gjithmonë një libër. Ulej në të njejtin stol … në fillim bënte ecjen dhe e maste me minuta, jo më shumë se 20 dhe kthehej në stolin e saj. Ndodhte që dhe nuk e gjente të lirë, por priste diku tjetër dhe kthehej përsëri aty. Në atë stol vinte me të shoqin. Ishin bërë dy vjet që nuk ishte më. Ndihej shumë e vetmuar, u shkëput dhe nga puna që bënte. U largua nga jeta e saj. Stoli ishte vendi i tyre, aty vinin çdo të shtunë e të dielë, kur nuk lëviznin jashtë qyteti. Në atë stol bëhej bashkëbisedimi i tyre më i gjatë, flisnin me pasion për çfarë kishin lexuar dhe ju lindnin ide për të shkruar, Shkruanim gjithmonë çdo ditë nga pak, për çdo gjë që i ngacmonte dhe e linin aty në kompjuter, shpesh ju ktheheshin shënimeve të tyre dhe kur ndonjeri i nxiste për ta zgjeruar më shumë, aty nuk ndaleshin, uleshin dhe nuk lëviznin pa e mbaruar, E kishin të njëjtë këtë ritual të shkrimit. Por që kur nderoi jetë i shoqi ajo nuk shkruante më, ndihej bosh, e ftohte, e ngurtësuar a thua nuk kishte pasur kurrë shpirt. Mundohej të ndryshonte sado pak, lexonte shumë, dëgjonte muzikë, por ajo kishte vdekur sëbashku me të. Sot u ul si zakonisht, në stolin përballë ishin dy të rinj. Ata qeshnin përqafoheshin e putheshin. Ajo humbi në atë pamje dhe kujtimet e rrëmbyen. Një zotri po kalonte aty pranë dhe shikimi i kapi librin që ajo mbante në dorë, ndaloi dhe e pyeti:- Zonjë ju pengoj të ulem dhe unë këtu? Ajo ishte e përhumbur në mendimet e saj dhe po ndjente sikur diçka në kraharor po krisej e po thërmohej në grimca të vogla që po shdërroheshin në lëng të ngrohtë, po fillonte të ndjente kujtimet e saj. Zotria e pyeti përsëri? A mundem? Ajo si e ardhur nga një botë tjetër i thotë:-

Po po mundeni … U largua pak për t’i dhënë më shumë hapësirë. Pashë kopertinën e librit që po lexoni. Kjo më bëri të ndaloj këtu. Eee, është autori im i preferuar, më pëlqen stili i tij , mënyra si e trajton personazhin, ngjarjen, aq shumë kam hyrë në botën e tij të shkrimit sa më duket sikur jam në mëndjen e tij, është e çuditshme kam qenë në mes të një novele e kam mbyllur librin dhe kam thënë: Unë si do ta përfundoja … dhe kam menduar pothuaj të njëjtën gjë, por në thelb, vetëm shprehur ndryshe. Fola shumë, por për librat e tij dhe për të nuk ndalem po nuk më ndërprenë. Po ju e njihni? E keni lexuar? Po e njoh , dhe nuk besoja që ai, ashtu si është, të ketë një njeri që e ndjek dhe e ndjen kaq shumë atë që ai shkruan. Vërtet e njihni? Çfarë pamje ka, gjithmonë ka qënë anonim, as emërin as pamjen nuk e ka bërë publike. Po ja është i gjatë, i dobët, me ca sy pak të future, por që janë shumë depërtues, vetulla të trasha dhe një hundë të madhe! Nuk është gjë ta shikosh. Mendon se ka gjithmone të drejtë në atë që thotë, është i bindur! Këtë nuk ja ndryshon dot njeri. Pasi ka argument për çdo gjë që thotë. Ajo u kthye nga ai dhe po e shikonte me vemendje, mos të ngjan pak ty? Apo ti përshkrove veten tënde? Them se më ngjan nuk ka një të dytë si unë. Ti….!!!??? Po! Unë jam shkrimtari fantazëm! Ajo u ngrit dhe i doli përpara për ta vështruar me mirë shkrimtarin e saj të preferuar, atë që e kishte lënë netë të tëra pa gjumë, kishte qarë e qeshur. Por dhe ishte frymëzuar të shruante gjëra shumë të bukura. Do të tregoj diçka, libri yt “Malli i shpirtit”, ka qenë libri që kam përjetuar më shumë e kam ndjerë sa me ka dhembur shpirti.  Nuk guxoja ta lexoja për herë të dytë se më fuste në një botë ndjenjash ku humbisja. Në atë kohë kisha bërë fjalë me tim shoq. Ishim teë fejuar dhe grindur keq. Isha shumë e lënduar me të dhe nuk doja t‘i flisja: e kisha ndarë mëndjen. Por e dija e ndjeja… qe e vetmja gjë që do më ndryshonte mendim ishte libri yt. Ai me fliste mua aq drejtpërdrejt sa dhe unë çuditesha, nuk kisha guxim ta rilexoja se e dija sa ta mbaroja do të rendja të takoja sa më parë tim shoq. Dhe ashtu ndodhi e lexova dhe i telefonova, dhe bëra gjënë më të mirë që kam bërë ndonjëherë në jetë. Ishte njeriu im. Ai po e shikonte i mallëngjyer, nuk po i besonte vetes po dëgjonte gjënë e duhur. Ju faleminderit zonjë. Ky ishte komplimenti më i bukur që kam dëgjuar gjatë gjithë jetës. Ju faleminderit juve -i tha ajo. Ai e ftoi të shkonin te lokali i parkut, të pinin një kafe sëbashku, ndoshta ishte fillimi i një miqësie!…