Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Dashuritë e mëdha janë të thjeshta!

122
Sigal

Por kush ishte pjesë e thjeshtësisë së tij në jetë?

Buzë ujit të padallgë, liqenit blu

fjala vendos të hesht!

Mburoja më e mirë është zhurma ;

Bërtite fort të vërtetën e thjeshtë.

 

Mbi kalldrëmin e shpinës tënde

gishtërinjtë e mi të lodhur

bëjnë shëtitjen e mbrëmjes.

Një ditë e veshur keq ikën tej.

 

Rrugët ku eca i theva si shkarpa;

me to ndeza zjarrin që më duhej.

Do të vazhdoja më tej;

besomëni nuk kam ndryshuar!

Jam përsëri unë,

por nuk dua të bëj të njëjtat rrugë!

 

Në humnerën e trishtimit të thellë të biesh, nuk të le, ta dish!

I rropatur, sfidash jetuar ,

por kësaj rradhe jo s’të le.

Bilanc jetës i bën e llogarit s’dalin,

kthen kokën e vitet shikon.

Harresa është e mbushur plot e do të shpërthejë të flakurat tej.

Sa shumë luftuar, punuar, fituar, rrënuar, asgjë mbetur.

Por kësaj rradhe s’do biesh në trishtim;

vullkanin brenda teje nxirre shpërthe…

E nga e para nise përsëri

i lodhur, munduar.

Ndër beteja je mësuar jetën aty ti e gjen.

Forca të rritet e fre s’të mban.

dëshira aty tulatur ngre krye.

Fëmija e pafajshme  ndihmë nga ty kërkon

ndaj i bëhesh e sigurta streh.

Çohu dhe zvarranikjes jetë tregoi kush je:

jo trishtimit i the!

I plotfuqishëm i vetes tënde

Ti njeri si të gjithë ne!

….

 

Aroma e trupit ka humbur ndër vite,

a mbase unë nuk nuhas me si dikur.

por sytë janë të njejtë,

rrathët e rrudhave i mbrojnë mirë

Nuk di të them kush fitoj, koha apo unë?


Vajza e shiut

 

Eja mos u druaj, shiu jam unë!

Pa çadër në duar

nuk të dua të mbuluar.

I copëzuar në pika futem thellë flokëve tē tu,

dhe shkëmbejmē aromat.

Unë aromë qielli, ti aromë Ti.

Trupin po derdh mbi ty

Mbyll sytë, veç ndjemë jam unë.

Rrëshkas sa më gjatë mundem

mbi lëkurën tënde të butë.

Lëpihem nëpër gushë

Pastaj … nuk e di kush avullon;

Ti apo unë

Vazhdo ec në shi, mos u largo nga unë!

Gjithmonë i njëjti mall për të prekur ty.

Mos nguro të bësh dashuri,

askush nuk të gjykon.

Për këdo, Ti je veç një vajzë që lagesh në shi.