Valbona Halili “Bilbili i muzikës së Shqipërisë së mesme”

979
Hermes Nikaj 
Perla e muzikës popullore shqiptare Valbona Halili në intervistën dhënë për Gazetën “Telegraf “ ka folur për herë të parë për djalin e saj të vetëm Deanin. Ajo pas lindjes ka bërë një pauz por tashmë e ka kapur ritmin e punës dhe verën e ka kaluar me koncerte si brenda dhe jashtë shqipërisë. Ajo flet për ndjenjën e pashpjegueshme të të qënit nënë dhe se sa ndryshe djehet pasi ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë. Djali i saj është ende i vogël por ajo thotë se ka një zë kumbues. Ku i dihet ndoshta një ditë do e shohim Deanin e vogël të ngjitët në skenë dhe të na dhurojë të njëjtat emocione si e madhja Valbona. 
1-Valbona, si fillim urime për djalin. Na trego pak emocionet që ndjeve kur more ne krahë Deanin për here të parë… 
Është e pashpjegueshme ajo që ndjeva kur mora ne krahë engjëllin tim, atë që Zoti ma fali për të më bërë të lumtur. Gjatë gjithë shtatzanisë mendoja se si do ishte ai dhe ja ku erdhi momenti që më në fund ta shikoja. Pasi dëgjova të qarat e tij, disa pika lot përshkuan sytë e mi dhe thashë “Faleminderit Zot që ma solle Deanin në jetë shëndoshë e mirë”.
2-Na trego për ditën e lindjes… 
C’të të them! Një lëmsh ndjenjash! Isha kaq e lumtur që, po mbaja në krahë ëngjëllin tim të vogël e që lindi shëndoshë e mirë. 
3-Më pas ? 
E shokuar, një ndjenjë e mrekullueshme. Nuk gjej dot fjalët për ta përshkruar. E mora në krahë dhe vetëm qeshja nga lumturia. Lindja ishte e mrekullueshme, shumë e lehtë. Kam lindur vetë, pasi thonë që është ndryshe ndjesia që merr kur lind vetë, nga lindja me operacion. 
4-Po ato javët e para pas lindjes, si i ke përjetuar ?
Ishte e vështirë, pasi isha e vetme, pa ndihmën e mamit.(pasi ka shume vite qe ka nderruar jete) Por, githsesi, edhe pse ishte e vështirë nuk ishte e pamundur. Ndërkohë, kur kisha ndonjë angazhim pune kam marrë një babysitter, që është kujdesur për djalin. 
5-Cila ka qenë vështirësia më e madhe në rritjen e tij gjatë muajve të parë?
Tre muajt e parë ishin shumë të veshtirë, pasi Deani qante shumë – kjo gjë më stresoi pa masë, duke ma bërë këtë periudhë shumë të vështirë, pasi duke qenë një nënë e re nuk dija si të veproja, çfarë të bëja, cila ishtë më e mira për të?! Por vetem përkushtimi dhe sakrifica e ndihmojnë një nënë të re t’i bëjë ballë çdo vëshirësie. 
6-Cfarë dëshire ke që të bëhet Dean kur të rritet ?
Nuk e di se sa e saktë mund të jem, por unë e shoh që Dean ka një zë shumë kumbues, qysh në momentin kur ka lindur. Shpresoj të bëhet një këngëtar i famshëm. Njëkohesisht do t’i japim edhe shkollim, që ta ketë një profesion tjetër, ndërkohë që muzikën ta ketë më shumë si hobi. 
7-Cfarë do të thotë të jesh nënë? 
Nënë, një fjalë e shenjtë dhe kuptimplotë, në të njejtën kohë nënkupton seriozitet, përkushtim dhe sakrificë. Kur bëhesh nënë e sheh veten në një tjetër pikëpamje, je më e përgjegjshme në atë që thua dhe në atë që bën. Unë që kur jam bërë nënë kam një këndvështrim shumë largpamës dhe një karakter shumë të fortë, jam shumë e vendosur në atë që bëj dhe që shikoj në te ardhmen.
8-A të ndryshon lindja e një fëmije? 
Patjeter qe po. Mund të them se ndjesia e mëmësisë më ka ndryshuar totalisht këndvështrimin për jetën, veten dhe të ardhmen. Ardhja ne jetë e Deanit më bëri të ndihem e plotësuar. Cdo ndikim që solli lindja e tij në jetën time ishte për mirë. 
9-Po përsa i përket edukimit të tij, çfarë nëne do jesh? 
Unë do jem një nënë që do ti kem pak nga të gjitha. Tërhiq e mos këput kur i thonë, se kështu e do edhe fëmija besoj. Duhet të jesh tolerante dhe në momente të caktuara, kur duhet shtrënguese e kontrolluese. Do jem një shoqe e mirë për Dean, do kujdesem duke u munduar të jem mikja e tij që ai të më tregojë gjithcka. 
10-Tani flasim pak për anën tënde profesionale. Të ka penguar një fëmijë i vogël në punën tënde, pasi dihet që të duhet të udhetosh, të punosh me orare të zgjatura, ndonjëherë deri natën vonë… 
Fjalën pengesë nuk do ta përmendja. Për mua ky ishte një hap i menduar mirë. Mu desh vetëm një riorganizim i jetës, duke i krijuar vetes mundësinë për të punuar, por edhe për të shijuar rritjen e fëmijës tim. Deani është gjeja më e mirë që kam bërë, ai tani është një shtysë pozitive dhe kuptimplotë, aspak pengesë. Pas lindjes së tij bera një periudhe pushimi nga koncertet e dasmat . Tani kam kapur ritmin e punes dhe gjatë gjithë verës jam e zënë me evenimente brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sigal