Suplementi Pena Shqiptare/ Elpiola Lluka: “Zogjtë e kthjelltësisë”

13
Sigal

(dedikuar Muajit të Autizmit)

E di që koha shpejt kalon,

dhe zogjtë brenda ëndrrës këndojnë…

Kuptimin dashuria asnjëherë s’vonon,

në trishtim, vetes përqafimin i dhurojnë…

 

Dhe puplat pas trungjeve qëndrojnë,

të zogjve që fluturojnë në kthjelltësi…

Foletë e tyre në lartësi ndërtojnë,

mbi re kapin ëndrrën plot butësi.

 

Qielli shpejt trishtimin e hedh,

me rreshje shiu fytyrat i lan.

Çdo pikë loti 1000 buzëqeshje sjell,

e shpirtrat e humbur peng i mban.

 

E di që gëzimi në sytë pulson,

të Armagedonit përtej zemrave të tyre…

Apokalips i kraharorit frymëmarrjen rëndon,

dhe mbyll mendjet në formë mynxyre!

 

Por së shpejti rrugët do i ndriçojë dielli,

të këtyre zogjve që sërisht do të kthehen.

Nën korda të heshtura kumbon qielli,

dhe flatrat përplasur, me kaltërsinë dehen…