Aksident tragjik në Fier/ Makina del nga rruga, vdes shoferi

12
Sigal

Një aksident tragjik është regjistruar pak pas mesditës së sotme në Fier, me pasojë vdekjen e një personi.

Autoritetet policore raportojnë se shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Nissan”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendin e ngjarjes drejtuesi i automjetit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.