E ardhmja është mbretëresha e kohës,
që të tregon udhën ku ti po shkon.
Dhe e tashmja ajrin që thith ta bën njohës,
të kapësh momentin që shpejt kalon!
Kur orët humbin nëpër të tuat frymëmarrje,
dhe ditët ikin me indiferentizëm…
Cili ligj sot merr oksigjenin me hakmarrje,
të shkatërrojë mendjet plot egoizëm!
Kur dielli prek këmbët e tua,
dhe rrezet lehtë rrugën flakërojnë…
Bashkimi i të rinjve me fuqinë e tij ua,
çel me mënçuri të nesërmen që krijojnë…
“Harmoni në Larmi”
Ne jemi të gjithë të bashkuar në përjetësi,
të gjitha ngjyrat japin larmi në pafundësi…
Kur dritëhijet pikturojnë lehtë dëshpërimin,
e hirta ngjyrë mbështjell njëlloj përçmimin!
Ne jemi të larmishëm në gjëndjen shpirtërore!
Ç’ndodh kur gjithçka përmbyset në botën mizore?!
Mbase shiu pikon që dhimbjen të lajë,
me shtrëngata larg nesh frikën të mbajë!
Ne i ndiejmë njëlloj rrahjet në zemër,
ashtu si trupi dhe fytyra ndryshojnë në emër…
Harmonia na mban përtej të bashkuar,
elite e përsosur merr jetë mbi tonat duar…
-“Cikli i Jetës Humane”
Ne jemi të gjithë humanë,
ashtu si jeta përshkon rrezet e diellit…
Dhe me pika loti formojmë oqeane qiellit.
Ne jemi të gjithë humanë,
me buzëqeshje gëzimin pikturojmë,
në stuhi të thella shtrëngate mërzinë e çojmë…
Ne jemi mbi të gjitha humanë,
ashtu si gjethet shtrojnë me ar tokën…
dhe të arta zemrat tona përshkojnë botën!
Që prej krijimit të humanizmit,
Lufta “Dashuri- Urrejtje” u lind tej fanatizmit…
Dhe shpresa e pathyer sa më lart majat kap,
çiltërsia jetëgjatë shpirtrat tanë i hap…





















