Dikush thotë, por çfarë dëmi u bë? Thjeshtë u sulmua me materiale zjarrë-venese, një seli, disa institucione etje. Jo, nuk është kështu, shqiptarët largohen masivisht nga vendi i tyre kur iu digjen shpresat.”Zjarret” e përballjeve politike është e domosdoshme dhe e dobishme ti shuajmë përpara se te ndizen.Të gjithë jemi dakord që tranzicioni ynë pas vitit 1990-te ishte shumë më i vështirë dhe shumë më i gjatë nga sa shqiptaret shpresonin dhe meritonin. Tranzicionin e vendit tim e kam ndjekur si qytetar, si studiues i ekonomisë dhe si politikan aktiv në vitet 1991-2013.Në vijim të zhvillimeve të fundit, jo vetëm përmes protestave të opozitës, por edhe analizave te rritjes së agresivitetit ndër-partiak dhe rrezikut të cenimit të disa prej vlerave themelore të vendit tonë., të cilat nuk rrezikohen vetëm nga faktorët e brendshëm por edhe nga konfliktet gjeopolitike në rritje në rajonin tonë.
Shpresoj që të gjithë faktorët socialë dhe politikë të kenë përgjegjësi ndaj kombit tonë , që të mos cenojnë disa nga vlerat themelore.
- Harmonia midis te gjithave zonave te vendit.. Asnje force politike nuk duhet te synoje te cenoj marredheniet miqesore midis veriut dhe jugut, midis toskeve dhe gegeve.
Çdo analizë prodhuese grindjesh mes gegëve dhe toskëve, mes veriut dhe jugut, thellon dhe vështirëson sfidat me të cilat përballemi dhe që nuk do të jenë të lehta.
- Bashkejetesen fetare – diamantin – që e shfaqim me krenari kudo. Por zhvillimet jo vetëm të ngjarjeve të fundit në disa vende me struktura të ndryshme fetare kanë treguar se krijimi i konflikteve fetare është i lehtë për t’u provokuar dhe ndezur.
- Pluralizmin politik, qe ishte kërkesa kryesore e protestave në fillim të viteve ’90, duhet permirsuar dhe konsoliduar.
Nje parim certifikues I pluralizmit politik, eshte respektimi I pakicave kulturore, etnike dhe partive opozitare.Politika është si droga nëse një militanti ose një turmë mbështetëse i injekton me shumë drogë/ agresivitet partiake, rrezikojnë të kthehen në një turmë e pabindur, shkatërruese dhe të papërgjegjshe edhe juridikisht për pasojat e tyre. Djegia e selisë së PS-së ne 1998- dhe ne 2024, por edhe e çdo partie tjetër është mesazhi më i keq për mjedisin dhe sfidat politike.
Ka raste individuale sulme ndaj selive dhe kandidateve apo politikaneve edhe në vende me demokraci të konsoliduar, por kur veprimi kryhet nga pjesëmarrësit e mitingut të një force politike, situata bëhet më e vështirë për t’u menaxhuar.



















