Suplementi Pena Shqiptare/ Elona Agolli: “Në rrugë dolla”

Oh sa më pëlqente kur isha i ri. Më ka mbetur në mendje. Një libër si fletorkë e hollë, por kishte vjersha të bukura, për tema e gjëra të vogla, për shtëpinë e oborrin, qenin e plakur etj. Dhe kur u rritën fëmijët e mi ja tregoja për të nxitur tek ata dashurinë për librin. Më ka mbetur në mend, vjersha aq të ngrohta, të sinqerta, për të përditshmen, jo ato temat e mëdha me krenarinë boshe të asaj kohe .- Kështu më thoshte një miku ynë duke folur për librin e parë të Dritëroit “ Në rrugë dolla”, botuar në vitin 1958 nga N. Sh. Botimeve “ Naim Frashëri”… Ja një poezi e Dritëroit:

 

Sigal

Harabeli

Dritëro AGOLLI

 

… Dhe shpezët udhëtare fluturuan

me shtërg e dallëndyshe gjithë ç’qenë!

Veç harabeli vëndit nuk po luan …

Ay nuk ia beson kurkujt folenë.

Livadheve të korrur fluturon

me sqep në bar çepkat e vërshëllen,

dhe duket se me shokët kuvëndon,

dhe duket se diçka për rreth s’e gjen.

… Dhe syçkat i drejton përmbi zabel:

Vështron se si mërgohet shpezëria ,

veç s’di të thotë zogu-harabel :

– “ Të çmëndur ju ,

Pse ikni nga shtëpia?”