Suplementi Pena Shqiptare/ Enkelejda Kondi: Ikje nëpër det

181
Sigal

Ikje nëpër det.

Dhe i ikin kësaj nate,
Si hije e burgosin trishtimin.
Dhe ikin e ikin
Në fund të kësaj nate
E gjejnë ngushëllimin.

Dhe ikin e ikin,
I tremben vdekjes.
Në sy tashmë s’ka më jetë,
Dhe ikin e ikin
Të mbytur, të krisur, të panjohur, të paqetë.