Të kompozosh në çdo stinë është dashuri e përherëshme. Muzika më çon larg, prek imagjinata të përkryera të hapësirës qiellore, me yjet magjikë të simfonisë tokësore. Por unë jam pranë të bukurës, pranë njerëzve të thjeshtë dhe me shumë dashuri.
Në vjeshtën e përhirtë, dielli me të verdhën mahnitëse e vesh qiellin si një vello nusërie të artë, por shiu e shkëlqen kombinimin e ngjyrave me bulëzat ylberike.
Të vallëzosh në shi është bukur…, mbase është një vals lumturie plot shkëlqim.
Përulem vetëm ndaj puthjeve të erës dhe për t’u lagur nga buzëqeshja e shiut të dashuruar.
Muzika është e ëmbël këtë mbrëmje. E ulur në këndin e muzës time muzikore, zë e shkruaj sërisht një vals dallgësh, një tango intime dashurie, një episod ëndërrash, një portret paqeje, apo dhe një nokturn netësh në kërkim.
Në një fantazi skicash muzikore dhe tabllo nga ekspozita ime, shpreh vetveten, por thjesht me muzikën time dashuri!
Kjo është muzika ime MBI…! heshtjen e tingujve dhe ngjyrave pa fjalë plot kërshëri…