Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Urrejtje, jo

Urrejtje nuk ka në zemrën time,
por as mëshirë nuk gjendet më!
Tě gjithë mëkatet bërë thërrime
dhe ti aty, ndër ‘to …, asgjë !
Asgjë s’e lag më zemrën time;
madje dhe gjakun e kam dyshim.
Tě gjithë mëkatet bërë kujtime,
dhe ti aty, ndër ‘to …, kujtim !
E zgjodhe vetë të shkosh më tej.
Mendove ndoshta për më mirë.
Nuk mundem më të të urrej,
por as të të tregoj mëshirë …

Jetoj akoma

NOA

Endërr që mbete në zemrën time.
Të jetë ëndrra përjetësi?
Sjell vërdallë mbresa, kujtime;
Ti dhe unë, unë dhe ti!
Një zemër e gdhendur, në stolin e vjetër,
anije e largët posht hënës, në det,
dhe treni memorjes, udh’ton mbi një letër.
I vjetër është treni..I vjetër, vërtet’!
Më kujtohet fustani, që shpesh ti e vishje,
dhe valsi qetësues aty, në natyrë,
Mbuluar nga pemët me lule ngjyrë vishnje,
e nata na zinte tek stoli pa ngjyrë!
Kënga që shpesh të dy e këndonim,
me kohën e humbi volumin e saj,
ashtu si dhe muri, që ëndrrat ndërtonim,
furtunën e kohës nuk mundi ta mbaj!
Dashuria në heshtje nuk vdes,gjallërohet,
Premtimet janë ëndrra që shpirti prodhon,
Dashuria e humbur, kujtim që s’harrohet!
Jeton brenda zemrës, në vite, jeton!
Dhe unë jetoj, akoma, jetoj,
me puthjen e zjarrtë, me buzët e tua.
Nga “koha që ikën”, unë pres të t’harroj,
e “koha që ikën” më thot’ të të dua!