Suplementi Pena Shqiptare/ Eva Gjoni: Muza që pikturonte

610
Sigal

Si i shikoj unë! (Georgia O’Keeffe dhe Alfred Stieglitz)

Georgia pikturoi gjithë jetën e saj aq shumë lule sa po të vendoseshin në një fushë, vështirë se ia shikoje fundin. Alfredi ishte ai që gjeti çelësin e saj, e ndezi atë, si vetë një lule hap petalet. Lidhja e tyre ishte pasionante, ishte domosdoshmëri për talentin e tyre. Ai u mahnit nga vijëzimi i saj trupor, aty gjeti feminitetin dhe brishtësinë, me këtë trup që ai u dashurua bëri fotot më të guximshme për kohën, por dhe fotot me poetike që ai mundi të bëjë. Marrëdhënia e tyre ishte kontradiktore, sa shumë kishin nevoje për praninë e njeri tjetrit aq dhe donin të shkëputeshin nga ajo lidhje mbytëse, që njëkohësisht i bëri ata të dy të zbulojnë brendinë, në skaje që nuk do mundeshin të futeshin,sidomos për Georgian e cila ishte rritur në një ambient të ndrydhur, as pak miqësor. Nuk besonte kurrë që në qenien e saj gjendej aq shumë ndjesi, aq shumë forcë pasioni fizik dhe shpirtëror. Pikturat e saj ishin shumë sensuale, në ngjyrat, në mënyrën e valëzuar, përkëdhelëse që përshkon çdo detaj, ishin të nxehta .Dukej sikur bënte dashuri prekëse me petalet ,në atë moment ajo ishte një femër epshndjellëse dhe hidhte në tablo ndjesi që mbesnin aty, ajo nuk rreshti deri ne fund te jetës të dashuronte në atë mënyrë,Ai ishte zbuluesi i saj, i tregoj rrugën ku ajo duhet të shkelte,pastaj ajo ishte vetvetja në atë magji, asnjë nuk mund të fikte më çelësin e saj. Dashuria e tyre shkonte drejt artin që mbartin, ishin të nevojshëm deri në momentin që po e mbysnin veten,për Grorgian prania e tij po ja kufizonte hapësirën ku ajo duhej të ishte e vetme,Ajo kishte një shpirt fluid që donte liri,dashuronte të bukuren qe i prekte ndjesitë e saj. Gjithë jetën e mbushur me dashuri që priste për tu dhënë, dikujt që të ishte i gatshëm, i denjë, i zoti të përballonte këtë dashuri furtunë që të rrëmbente. Alfredi kishte shpesh nevojë të ishte pranë saj por jo gjatë nuk e përballonte thellësinë ku futej dhe humbiste. Ajo ishte muza e tij e djallit brenda vetes, bëhej i papërballueshëm me pasionin e tij gati të sëmurë, por ishte njeri i lidhjeve të thjeshta, kjo gjë i jepte mundësi që fotografia të ishte e para në zgjedhjen që bënte. Ndaj ajo dashurinë dhe ndjesitë ia dha pikturave te saj, i puthi, i ledhatoi, bëri dashuri me to, ajo ishte unike në artin që krijoi. Lulet e saj shumëngjyrëshe shpërthyese, drithëroheshin me përshfaqjen e tyre, ishin në pikën kulminante të dhënies, në stinën e pranverës ose në verën e nxehtë. Por mund të them që dhe mënyra si Alfredi e ka fotografuar çdo pjesë të trupit të saj dhe, në veçanti, duart të bën që ti ta shikosh veprën e tij si diçka të thellë mendimi, jo thjesht foto, ka prozë, vargje, dramë, në çdo gjë që ai la, me artin e tij. Ata të dy u takuan për të na treguar çfarë ndikimi sjellin njerëzit që takojmë në jetë, si na ndryshojnë si na e zbulojnë atë pjesë që kemi frikë të hyjmë.