Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Edhe sonte

Edhe sonte;

më fal më tha dhe, u largua.

Sigal

Thua rrëmbimthi e mori vjeshta.

Të flasësh po, kur ke çfarë thua.

Unë nuk kisha ndaj dhe heshta!

Por më pas më erdhën fjalët

e prapë nuk fola për çudi!

I mbyta, siç mbyt deti valet;

siç zhduket drita në thellësi!

Të kujtova edhe sonte (përsëri);

si çdo natë pas ikjes tënde aq të gjatë

një me heshtjen që nuk heshtëte gjithsesi.

Të kujtova edhe sonte, si çdo natë!

Brema heshtjen gjer në eshtër (e përtej)!

Vetëm gjej diçka t’ më thuash;

ndonjë përrallë gjemë (t’ më gënjejë).

Mendsh veç ti mund të më luash!

Ti je natë… Nata ime,

që me petkun tënd të zi…

Më mbështjellë në meditime,

ku gjithçka shumëzon me “Ti”.

Sonte thuam ç’ udhë të marr?

A ç’ udhë të hap të kthehesh prapa?

Ti s’ je plaga ime e parë,

as e dyta, as e shtata!

Sonte prapë i fola hënës

Përsëri derën ta hapa!