Suplementi Pena Shqiptare/ Bledi Ylli: Dhomat e shpirtit

 

Në shpirtërat tanë ka disa dhoma

NOA

të fshehura thellë në errësirë.

Me perde malli nga lot të njoma

përplot pasion edhe dëshirë!

Dyer që s’hapen kur fryn Veriu,

e as nga Juga, as me të shtyrë.

Çelësat ne nuk ia dhamë njeriu;

veç një e ka çelësin për të hyrë!

Nëse dikush të zgjon dëshira,

që s’i ke patur kurrë më parë!

Ai ka hyrë tek errësira

dhe n’ato dhoma ka ndezur zjarrë.

Një shprehje e urtë “Ju marrtë e mira”

E pra, e mira ju ka marrë!

 

Akoma një

Ja dhe një ditë me diellin fshehur,

me zemrën lënë diku atje…

Të harrova dje i dehur,

por sot të dua më shumë se dje!

Ja dhe një ditë, shtrënguar dhëmbë;

me fjalë, pa fjalë, me zhurmë e gota.

E humba botën dje nën këmbë,

e sot të dua sa e gjithë bota!

Ja dhe një ditë si gjithë të tjerat,

që s’kanë motiv, nuk kanë asgjë.

I more botës gjithë pranverat,

por unë do pres, akoma një!