Suplementi Pena Shqiptare/ Bledar Koçi: Mesnatë

125
Sigal

Pyes vetveten se ç’mall të ka vrarë,
ç’foléze të huaj mbështillesh tani?
Kjo hënë shpupurís flokët e larë,
e tinëz që sheh, dritares nga ti.

Ashtu e dremitur, një dorë të këputet.
Orbitës një ëndërr të vjen rreth e qark;
me zë të flet lehtë në vesh e të lutet,
si lutjet e lëna diku atje larg.

Kur terr i mesnatës të fryn si mëndafsh
ti, dallgë të florinjtë fytyrës ndez dritë.
Diçka e mërguar e kthyer në afsh
nga prag i folézës, të futej në shpirt.

Pyes vetveten në ç’mall je venitur,
të vij e të gjej si erë a furtunë?
Kjo hënëz po qesh ndër flokë shpupurisur
e tinëz që sheh, dritares nga unë.