Ç’gravitet kjo zemra jote,
mbledh e djeg gjithë dashuritë.
Veç unë grimcë e kësaj bote
Jam i vetmi satelit.
Ti planet i çmendurisë
Lermë të hyj orbitës tënde!
Dhe në sy të galaksisë,
të jap puthjen më me ëndje.
Në shpërthefsha flakë e hi
(S’është çudi e mund të ndodhë)!
Për të fundit marrëzi,
do shkëlqej si supernovë.