Suplementi Pena Shqiptare/ Bedri Alimehmeti: TRISS AMOR

164
Sigal

Ai është filmi ynë

padyshim më i bukuri.

Kurrë se them titullin:

sekret i përjetshëm do të mbetet.

Mos u merakos, nuk e shkel betimin,

bërë nën atë strehës të vogël,

mbi të cilën shiu rigonte papushim.

Dhe unë nga balli yt,

fshija pikëzat që ndrinin, ndrinin…

 

Ajo është kënga jonë:

padyshim më e preferuara.

Të gjithë e këndojnë,

por, askush nuk e di

dhe s’ka për ta marrë vesh kurrë

se ato tinguj magjikë,

që bien mbi mua mbi ty,

si mijra petale trëndafilash

janë himni i dashurisë për ne të dy, të dy…

 

Ai është libri im edhe i yti:

padyshim më i kërkuari.

Romani, që brënda ditës

u zhduk nga libraritë e Tiranës.

Nuk e mbajmë sekret titullin:

“Tre shokë” nga Remark.

Ndaj për Robin dhe Patris,

për dashurinë e pastër kristal

duhet ta lexojmë atë sërish, sërish…

=======

 

 

 

 

 

 

NDOSHTA

 

Më kot të prita sot të më vije ti

Ikën minutat, me ato ora bashkë

Dhe pse isha i sigurt gjithsesi

Ti s’u duke, kërkund s’të pashë.

 

Ndoshta nesër è merr mundimin

Të vish e qeshur t’më ulesh pranë

Sigurisht nëse e ke te qarte mendimin

Që në këte bote askush s’na ndan.

——

 

MREKULLIM

 

I kam shumë zili këto rreze dielli

Që përkëdhelin ëmbël kurmin tënd

Këtë mrekullim vetëtitës kurbash

Përsosmërin e linjave që më çmënd.

 

Shndrit e freskët dhe e tejdukshme

Vërtet statuj’e gjallë je ti hyneshë!

Keqas edhe Zoti do të më ndëshkonte

Po të mos dashuroja ty perëndeshë.