Thoshte Franco Battiato, i cili sot bën vitin që nuk është më :-” Misteret e këtij universi janë të pafundme, e një ndër ta është qënia humane. Po fatkeqësisht shumë prej nesh se kuptojnë fatin që na takoi si të tillë ” .
Pse e përmenda këtë? Jo vetëm prej adhurimit për ARTISTIN si dhe kategorinë e tij, që jo më kot disa, dhe këngëtarë nuk i përmendin si këngëtarë, po… ARTISTA……..ARTISTA
Sepse si Battiato, si Leonard Cohen, Bob Dylan ( Çmimi Nobel në letërsi) janë e kanë lindur POET …Poetët janë / ishin poliedrik. E kuptuan që poezia nuk të çon në asnjë vënd, ose të paktën aty ku ata donin të arrinte zëri i tyre. Duhej bashkëngjitur një tjetër zhanër. Nuk shkonte largë e vetme.
Kë thirrën në ndihmë? Artin universal – MUZIKËN.
( Yni Kadare – prozën). Pra i ngjitën fjalës poetike melodinë e….sot i dëgjojmë, adhurojmë, i kujtojmë…e meqenëse në secilin prej nesh bën pjesë egoizmi i paevitueshëm, edhe xhelozohemi ndonjëherë në të ashtuquajturit poet.
E dyta pse parafrazova Battiaton -: Sepse shumë, shumë pretendues të emërimit poet, publikojnë me entuziazëm, fraza, thënie, copa dialogjesh pa ditur kontekstin e gjerë, e, i bëjnë bindshëm disa prej tyre sajime filozofike naive e fëminore aq sa thithin hovacion prej aprovimit të pjesës më të madhe të kujt i lexon.- Kjo është e duhet të jetë e papranueshme. Kjo është varfëri KULTURE e personaliteti.
Unë s’e qas….( e lë si Lipe Shtogu).
Kjo cilësi pjesëmarrëse është cinizëm, cektësi, dhe paradhoma e secilit personalitet individual, që ka mbetur i shteruar në progres kulturorë .
Sharrjet nuk janë ikonë.
Sharjet janë jo kullimi i indinjatës vetiake, janë shkrime çasti të shkruara në muret kolektive, që s’ka shi t’i fshijë.