Duke filluar nga 49 vjet më parë, që me dramën e parë kur isha 22 vjeç , me trupën e teatrit “Aleksandër Moisiu” të qytetit tim njoha emocionin e paharruar të 13 premierave. Mirënjohës për të gjithë ata që i dhanë jetë krijimeve të mia, mirënjohës për spektatorin që më dhuroi duartrokitje.
-Shokë lufte. Regjisor Haxhi Rama 1976
-Të jesh 20 vjeç. Regjisor Haxhi Rama 1978
-Ftesë për gjyq. Regjisor Ali Bega 1985
-Këngë dashurie me korba. Regjisor Haxhi Rama. 1996 (Çmimi Aleksandër Moisiu “Drama me e mirë” në festivalin mbarëkombëtar në Tiranë).
-Qyteti pa dashuri. 1999
-Hotel Ballkan. Regjisore Driada Dervishi
-Ne të gjithë kënduam Margheritën. Regjisor Hervin Çuli. 2006
-Udhëtimi pa vizë i nje alieni. Regjisor Hervin Çuli. 2010
-Heronjtë e Viagres. 2013
-Këtu vallzohet me hijet. 2015
-Romancë në ditën e krimit. Regjisore Adelina Muça. 2017
-Rrno për me tregue. Regjisore Adelina Muça
-Askushi. 2019 (Çmimi “Drama me e mire” në festivalin e drames shqipe në Gjilan).




















